Milot Rashica vendimtare te Besiktasi më i miri i ndeshjes

Milot Rashica vendimtare te Besiktasi më i miri i ndeshjes

Sport September 22, 2024 - 21:53

Besiktas ka shënuar fitore ndaj Eyupspor me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të elitës së futbollit turk. 

Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e sotme duke e hapur përballjen dhe duke pasur paraqitje shumë të mirë. 

Rashica zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, kur arriti të marr një pasim nga Joao Mario për të gjuajtur pastaj nga jashtë zonës për të shënuar për 1-0.  

Pas ndeshjes, Rashica nga SofaScore u shpall lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4. 

Ai fitoi pesë duele, ndërsa kishte 28 pasime të kompletuara.  

Image

Ky i sotmi ishte goli i parë i Milot Rashicës këtë sezon me fanellën e Basiktas, ndërsa ka edhe katër asistime. /Telegrafi