Haalandi ka barazuar rekordin e jashtëzakonshëm të Ronaldos pas golit ndaj Arsenalit
Erling Haaland ka barazuar një rekord që deri më tani e kishte mbajtur Cristiano Ronaldo, pas golit që ka shënuar ndaj Arsenalit.
Man City dhe Arsenali po luajnë përballë njëra-tjetrës në derbin e javës së gjashtë në kuadër të Ligës Premier.
Pas vetëm dhjetë minutave lojë, ishin të besuarit e Pep Guardiolës ata që morën avantazhin pas golit të realizuar nga Erling Haaland.
Me këtë gol, norvegjezi e ka barazuar një rekord që e ka mbajtur pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
“Më së paku ndeshje për të arritur 100 gola për një skuadër në top pesë ligat evropiane në shekullin 21: 105 – Erling Haaland (Man City) – 105 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid). Rekordi i CR7 është barazuar”, ka shkruar Squawka në rrjetet sociale.
Sidoqoftë pas vetëm 22 minutave lojë, Arsenali e gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat me anë të Riccardo Calafiorit.
Kjo nuk ishte tëra nga ‘Topçinjtë’ pasi ata ia dolën që të përmbysin gjithçka duke marrë avantazhin pas golit me kokë të Gabriel Magalhaes në minutat shtesë të pjesës së parë./Telegrafi/
Fewest games needed to reach 100 goals for a top five European side in the 21st century:
— Squawka (@Squawka) September 22, 2024
ë 105 - Erling Haaland (Man City)
ë 105 - Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
CR7’s record has been equalled. ë pic.twitter.com/vfWMgwQd4R