KF Shkëndija “deklason” KF Voskan, Lazim Destani uron djelmoshat nga Tetova

KF Shkëndija “deklason” KF Voskan, Lazim Destani uron djelmoshat nga Tetova

Sport September 22, 2024 - 18:42

Ashtu siq pritet, java e gjashtë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë ndeshje mjaft interesante, me përballje të ekipeve shqiptare.

Në Tetovë u luajt edhe një duel i dy ekipeve shqiptare, Shkëndija ishte nikoqire e KF Voska Sport që tregoi një lojë majftë interesante dhe dimanike kurorëzuar me fitore (5:1), gola këta të shënuar nga Ademi (19’), Ibraimi
(32’, 59’,) Krstevski (33’), Adili (45’) dhe Jahja (56’). Zotëri Lazim Destani që ndoqi ndeshjen ka uruar djelmoshat e ekipit nga Tetova, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

Image

Më konkretisht kuqezinjtë nga Tetova e treguan forcën dhe dominimin që në pjesën e parë me 4 gola të shënuar, në minutën e 19′ golin e parë e shënoi Ademi , 33′ Ibraimi, 35′ Krstevski ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë Adili shënoi për 4-0.

Kurse, në pjesën e dytë Jahja zbuti rezultatin për Voskën, ndërsa më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe një sukses për fund të ndeshjes, me golin e shënuar Besart Ibraimi, duke quar rezultatin në 5-1. Pas ndeshjes e cila përfundoi pa incidente, tifozët e Shkëndijes nisën të festojnë, raporton ne vazhdim gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

Lidhur me ndeshjet tjera në Maqedoninë e Veriut, mund te shtojme se Besa nga Dobërdolli vazhdon të thellojë kizën e rezultateve, kësaj here është mundur në shtëpi nga Pelisteri me rezultat 2-3 dhe ky është një alarm për kryesinë dhe futbollistët të cilët së bashku me Voskën kanë prekur fundin e tabelës.

Gostivari ka marrë një fitore me vlerë në udhëtim te Sileksi në Kratovë. Skuadra shqiptare e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 16-të me autor Aydogan, ndërsa Zuka rriti epërsinë për 2-0 në pjesën e dytë. Sileksi zbuti rezultatin në minutën e 87’ në 1-2 me Gjorgjievskin.

Image

Derbi i javës u luajt mes Strugës dhe Shkupit, dy ekipe që pas vete kanë tituj kampionësh, ndërsa kësaj radhe fitues dolën shkupjanët që arritën të neutralizojnë sulmin e Strugës me dy gola, një në të parë dhe një në të dytën.

Në duelin e fundit të javës së gjashtë Vardari ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Tikveshi në Kavadar me rezultat minimal 0-1.