Mbyllet pjesa e parë e derbit: Arsenali në epërsi ndaj Man Cityt

Mbyllet pjesa e parë e derbit: Arsenali në epërsi ndaj Man Cityt

Sport September 22, 2024 - 18:26

Ka përfunduar pjesa e pare e derbit anglez mes Man Cityt dhe Arsenalit, në kuadër të javës së pestë në Premierligë.

Arsenali ka arritur të shkojë në pushim me epërsi prej 1-2 ndaj Cityt në stadiumin “Etihad”.

Fillimisht në epërsi kaloi City përmes Haalandit (9’), kurse Arsenali barazoi përmes Calafiorit që arriti të realizoi supergol në minutën e 22-të, ndërsa përmbysja erdhi nga Magalaes (45+1’). /Zëri