Lando Norris lë prapa kampionin e botës, triumfon në Singapor

Lando Norris lë prapa kampionin e botës, triumfon në Singapor

Sport September 22, 2024 - 17:28

Piloti i McLarenit, Lando Norris e ka mbyllur garën e Singaporit në pozitën e parë, duke lënë mbrapa kampionin e botës, Max Verstappenin.

Norris bëri një garë fantastike, ku ishte 21 sekonda para pilotit të Red Bullit, Verstappen.

Në pozitën e fundit në podium u rëndit piloti tjetër i McLarenit, Piastri.

Kurse në pozitat, 4 dhe 5 – ishin pilotët si Russell (Mercedes) dhe Leclerc (Ferrari).