Drita fiton në derbin ndaj Ballkanit
Sport
September 22, 2024 - 16:57
Drita ka arritur një fitore të madhe në Superligën e Kosovës.
Klubi gjilanas e mposhti Ballkanin në Gjilan me rezultat minimal prej 1-0.
Golin e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 83-të të ndeshjes.
Ballkani ishte me një futbollist më pak, pasi Bernard Karrica u ndëshkua me të kuq në minutën e 73-të.
Drita tashmë ka 9 pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Ballkani mbetet në kuotën e 10 pikëve.
Në anën tjetër, Malisheva ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1.