S’mjafton dygolëshi i Zhegrovës, Lille ndalet nga Strasbourgu
Sport
September 21, 2024 - 19:04
Dy gola të Edon Zhegrovës ishin të pamjaftueshëm për Lille që të marrë një fitore sot.
Skuadra ku luan super ylli kosovar barazoi 3:3 në shtëpi ndaj Strasbourgut në Ligue 1.
Zhegrova kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të me një gol të bukur pas asistit nga Gomes.
12 minuta më pas, Zhegrova shënoi sërish, kësaj radhe me kokë për 2:0.
Mysafirët u kundërpërgjigjën me dy gola po ashtu në pjesën e parë me Santos dhe Emegha.
Madje, Strasbourg arriti edhe të kalonte në epërsi në minutën e 66-të nëpërmjet Nanasi.
Por, Jonathan David me një gol nga penalltia bëri që ndeshja të mbyllej pa fitues.
Këissoj, Lille tani ka shtatë pikë pas pesë ndeshjeve në pozitën e shtatë, teksa Strasbourg me një pikë më pak gjendet në vendin e 10-të.