Llapi fiton minimalisht ndaj Ferizajt, Suhareka mposht Feronikelin ‘74
Sport
September 21, 2024 - 17:04
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës në kuadër të xhiros së gjashtë.
Llapi ka arritur të fitojë me rezultat minimal ndaj Ferizajt në udhëtim.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores arriti ta shënojë Ahmed Januzi në minutën e 72-të.
Me këtë fitore, Llapi është në vendin e pestë me dhjetë pike, ndërsa Ferizaj mbetet i paraafundit me katër sosh.
Në anën tjetër, fitore ka regjistruar edhe Suhareka ndaj Feronikelit ’74.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0, ku të dyjat arriti t’i realizoi Mevlan Zeka (45+6’, 58’).
Suhareka grumbbullon 13 pikë si lidere e tabelës, kurse Feronikeli mbetet i fundit me 0 sosh. /Zëri