Gerta Hoti vazhdon karrierën e saj në Francë
Federata e Basketbollit të Kosovës me krenari njofton se Gerta Hoti, një prej lojtareve më premtuese të basketbollit tonë ka nënshkruar me gjigantin francez VILLENEUVE D’ASCQ ESB (ESBVA). Ky është një hap i jashtëzakonshëm në karrierën ndërkombëtare të Gertës, duke e vendosur atë mes talenteve më të vlerësuara në basketbollin evropian.
Gerta ka qenë pjesë e përfaqësuesve të Kosovës në grupmoshat U-14, U-16 dhe U-18 ë, ndërsa me përfaqësuesen U-18 ka arritur të shpallet kampione në FIBA Kampionatin Evropian, i cili këtë vit u mbajt në Prishtinë. Puna dhe përkushtimi i saj ndër vite janë vlerësuar nga një prej klubeve më të njohura në Francë ë, me një traditë të gjatë në zhvillimin e talenteve të reja.
Ky transferim është një arritje e rëndësishme, jo vetëm për Gertën dhe klubin e saj, por edhe për basketbollin kosovar në tërësi ë. Ai dëshmon për përparimin dhe cilësinë e punës që bëhet me gjeneratat e reja në vendin tonë. Në Francë, Gerta do të ketë mundësinë të luajë në një kampionat të nivelit të lartë ë, duke u përballur me lojtare të klasit botëror dhe duke u zhvilluar më tej në fushën ndërkombëtare.
Me këtë hap të madh, Gerta Hoti bëhet një shembull frymëzimi ë për të gjitha gjeneratat e reja që ëndërrojnë të arrijnë majat e basketbollit evropian dhe botëror.
Federata e Basketbollit të Kosovës e falënderon Gerta Hotin për kontributin e saj të çmuar në basketbollin kosovar ë dhe i uron suksese të shumta ë në karrierën e saj të ardhshme. Gjithashtu, Federata zotohet që do të jetë gjithmonë mbështetje e fuqishme për zhvillimin dhe përparimin e saj, si dhe të çdo talenti tjetër që synon të arrijë majat e basketbollit. /Zëri