Formacionet zyrtare: Suhareka - Feronikeli ‘74
Foto: Laura Hasani

Formacionet zyrtare: Suhareka - Feronikeli ‘74

Sport September 21, 2024 - 14:33

Suhareka dhe Feronikeli ’74 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i trajnerit Shpëtim Duro vjen nga një start pa humbje këtë sezon me një barazim dhe tri fitore radhazi, kështu që synon fitoren e katërt për të marrë pozitën e parë.

Në anën tjetër, ekipi mysafir e ka nisur si mos më keq sezonin 2024/25, pasi ka pesë humbje nga po kaq ndeshje dhe synon pikët e para nga ky takim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Suhareka: Ozdogan; Nukic, Kodra, Memolla, Stijepovic; Boshnjaku, Ismaili; Fetahaj, Krasniqi, Berisha; Zeka;

Feronikeli ’74: Koubassanath; Musa, Janku, Gjinollari, Halili; Shabani, Morina; Hyseni, Morina, Zekolli; Ioannidis.