Nesër nis Maratona e Prishtinës, Sylejmani: Jemi të aftë të organizojmë gara ndërkombëtare
Nesër në kryeqytet nis Maratona e Prishtinës, e gjatë deri në 42 kilometra.
Kjo është ngjarje shumë e rëndësishme për sportin në Kosovë, dhe pikërisht vendi ynë është duke e organizuar këtë event.
Pjesëmarrës do të jenë nga e gjithë bota, gjithsej afër 1000 atletë.
Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje masive, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani është shprehur se kjo federatë mundet të organizojë gara ndërkombëtare, dhe është e aftë për këtë.
“Jemi gati që nesër të startojmë nga ora 09:00 nga ky vend (Sheshi Skënderbeu), ku do të jetë marshuta goxha e gjatë por tejet interesante. Kjo do të iu tregojë qytetarëve të Prishtinës e Kosovës në përgjithësi, se jemi të aftë të organizojmë edhe gara me karakter ndërkombëtar, dhe mund të bëjmë atë që e bëjnë edhe shtetet më të mëdha”, tha Sylejmani.