Karim Adeyemi thyen çdo rekord të shpejtësisë në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari që ka arritur shpejtësinë më të lartë të vrapimit gjatë një ndeshje.
Borussia Dortmund pati një fillim mbresëlënës në sezonin 2024/25 në Ligën e Kampionëve me një fitore 3-0 ndaj Club Brugge.
Edhe pse sulmuesi elektrik, Adeyemi, nuk mundi të hynte në mesin e shënuesve, ai arriti të vendosë një rekord mbresëlënës.
UEFA arriti të regjistrojë shpejtësinë më të lartë të sprintit prej 37.6 km/h në kohën e vrapimit të sulmuesit gjerman në ndeshjen kundër Brugge.
Jo vetëm që kjo është më e shpejta e regjistruar nga çdo lojtar këtë sezon, por në fakt është shpejtësia më e lartë e regjistruar nga çdo lojtar në historinë e Ligës së Kampionëve.
Pas arritjes së kësaj shpejtësie, Adeyemi tani lë pas vetes emra si Nuno Mendes (37.2 km/h), Kylian Mbappe (36.1) dhe Achraf Hakimi e Erling Haaland me shpejtësi prej 36 km/h. /Telegrafi