Lojtari i KF Rilindja kryen me sukses operimin, klubi i uron rikthim të shpejtë në fushë
Sport
September 19, 2024 - 22:23
Lojtari i skuadrës së seniorëve të klubit futbollistik Rilindja nga Prishtina, Albion Bahtiri ka kryer me sukses një operim të tij.
Këtë e ka bërë të ditur klubi prishtinas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Ndër të tjerash, KF Rilindja i ka uruar rikthim sa më të shpejtë futbollistit.
“Ne jemi me ty në çdo hap të rikuperimit dhe presim me padurim rikthimin tënd në fushë më i fortë se kurrë!”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Albioni si 19 vjeçar iu bashkua klubit në janar të këtij viti.
Ai luan si mbrojtës i krahut të majtë teksa konsiderohet me mjaft potencial dhe premtues për të ardhmen.