Kosova ngjitet në ranglistën e re të FIFA-s
Është publikuar ranglista e re nga FIFA.
Në këtë renditje Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita.
“Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-t, pas rezultateve të dy ndeshjeve në NATIONS League.
Skuadra e Frano Fodës humbi 0:3 kundër Rumanisë dhe fitoi kundër Qipros me rezultat 0:4.
Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2:1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1:0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s.
“Kuqezinjtë” aktualisht renditen në vendin e 67-të.
Sa u përket 10 vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë.
Pastaj vijnë: Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top-dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s.