“Jua thej këmbët”, Prokuroria e autorizon Policinë të ndërmarrë veprime për kërcënimin e lojtarëve nga Agim Ademi
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëvizur nga vendi në lidhje me raportimin për kërcënime të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj futbollistëve të përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës, Arijanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Prokuroria ka dhënë detaje, duke sqaruar se e ka autorizuar Policinë të ndërmarrë veprime dhe të marrë informacione për rastin në fjalë.
Thuhet se kryetari Ademi i ka kërcënuar futbollistët duke u thënë “jua thej këmbët”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas publikimit në gazetat – portalet online se kryetari i FFK-së Agim Ademi i ka kanosur disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime për grumbullim të informatave dhe provave në këtë rast. Pas pranimit të një raporti nga Policia e Kosovës, prokurori i Shtetit do të vendosë se a do të fillojë hetime apo jo për këtë rast”, është përgjigjja e Prokurorisë për “Express”.