Bayern Munichu e shkatërron Dinamo Zagrebin – rezultati 9-2, Harry Kane shënon ‘poker’
Sport
September 17, 2024 - 23:02
Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të mirë Ligën e Kampionë me sistemin e ri, duke e mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat 9-2.
Bavarezët ishin dominues në pjesën e parë duke e mbyllur me rezultat 3-0.
Harry Kane, Raphael Guerreiro dhe Micheal Olise shënuan golat për vendasit.
Por me të filluar pjesa e dytë, kroatët e hapën ndeshjen me dy gola të shpejtë ku shënuan Bruno Petkovic dhe Takuya Ogiëara për 3-2.
Por pas kësaj Bayern Munich arriti të shënojë edhe gjashtë herë të tjera.
Harry Kane shënoi edhe tri herë të tjera, ndërsa nga një tjetër gol shtoi edhe Olisen, ndërsa po ashtu rrjetën gjetën edhe Leroy Sane dhe Leon Goretzka.
Kjo ishte fitorja më e lartë e një ekipi në ditën e sotme në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/