Derbi shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës pa fitues
Superderbi i xhiros në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë ndërmjet skuadrave të Shkupit dhe Shkëndijës ka përfunduar pa fitues (1-1) dhe kështu kriza e futbollistëve nga kryeqyteti edhe pas pesë xhirove.
“Pëllumbat” nga Çairi u futën në këtë sezon me ambicie të larta, por sipas ndeshjeve të treguara ekipi nuk po arrin që të tregojë nivele të larta.
Duke gjykuar nga pesë ndeshjet e para, Shkupi ka vetëm një fitore që nuk mjafton për ambiciet e një skuadre që dëshiron titullin apo dalje në Evropë. Fitoren e vetëm Shkupi e ka marrë ndaj Vardarit.
Shkëndija rezistoi në Çairi me një lojë të zgjuar dhe kthehet në Tetovë me një pikë që i mjaftoi për të qëndruar në krye të tabelës.
Në pjesën e parë Shkupi diktoi tempon e lojës duke sulmuar gjatë gjithë kohës, pati disa raste, të cilat nuk i shndërroi në gol. Në minutën e 45-të japonezi Kanda pas një tollovie në zonën e rreptësisë i solli epërsinë Shkupit.
Në pjesën e dytë Shkëndija ishte më aktive dhe solli gol përmes një Klinsman Cakes. Më pas Shkupi bëri presion por sërish nuk pati realizim dhe nervozizmi bëri të vetën në fund, kur vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 90-të.
Gostivari që ishte favorit në duelin me Vardarin ka marrë vetëm barazim dëshpërues. Aldair shënoi për epërsi në minutën e 27, ndërsa Vardari barazoi me anë të Bosançiçit pesë minuta para fundit.
Edhe Struga nuk ka shkuar më larg se një barazim me Pelisterin. Kampioni aktual herët kaloi në epërsi me golin e Kehinde në minutën e 17-të, ndërsa Radiç shënoi autogol për barazim 1-1. Besa e Dobërdollit është mundur në Strumicë nga AP Brera me rezultat 3-2, Auto rtë gola për Besën ishin Lamallari dhe Rexhepi, të cilët zbutën diferencën 3-0 që kishte Brera.
Voska Sport ka shijuar disfatë të lartë në shtëpinë e saj në Ohër, pasi u mund 0-3 nga Sileksi. Golat për mysafirët i shënuan Gjorgjievski, Koçovski dhe Nikoliç.
Rabotniçki mebtet ekip i pamposhtur pasi sot ka marrë fitore 3-1 ndaj Tikveshit. Serinë e golave e për Rabotniçkin e hapi Belica, më pas shënuan edhe Danev dhe Regbha, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Vitao.