Chelsea fiton minimalisht ndaj Bournemouthit
Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim tek Bournemouthi në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
Mysafirët e nisën më mirë këtë ndeshje duke rrezikuar në dy raste me Marcus Tavernier dhe Justin Kluivert, por që rezultati mbeti i pandryshuar.
Chelsea rastin e parë serioz për gol e pati në minutën e 34-të, por Nicolas Jackson humbi një rast të mirë shënimi.
Në minutën e 38-të vendasit patën mundësi të kalojnë në epërsi por Evanilson dështoi që të shënojë nga pika e bardhë.
Ashtu si në pjesën e parë, Bournemouth e dominoi edhe pjesën e dytë sa i përket rasteve të shënimit por ishin të pafat në finalizimin e tyre.
Mysafirët në anën tjetër arritën që krejt në fundin e ndeshjes të kalojnë në avantazh përmes Christopher Nkunkut i cili shënoi për 1-0 në minutën e 86-të.
‘Blutë e Londrës’ tashmë numërojnë shtatë pikë dhe gjenden në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier.