Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muriçit ndaj Brightonit, shpallet lojtar i ndeshjes
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, arriti që ta mbajë portën e paprekur në barazimin 0-0 që skuadra e tij Ipswich Town e arriti ndaj Brightonit në udhëtim.
Për paraqitjen e tij heroike në këtë takim, Muric u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 9.1
Ai bëri gjashtë pritje në total, prej tyre katër brenda zonës. Ai pati gjithashtu tri grushtime të topit dhe tri kapje të topit në ajër.
Për Muric kjo ishte hera e parë këtë edicion që arrin ta mbajë portën e paprekur, pasi paraprakisht kishte pësuar në takimet ndaj Manchester Cityt dhe Fulhamit.
25-vjeçari me këtë paraqitje fantastike ka lënë prapa krahëve zhvillimet e fundit tek Kosova, aty ku ai u përjashtua për shkak të thyerjes së rregullores së kombëtares.
Kujtojmë që Muric e kishte siguruar kalimin tek Ipswichi gjatë kësaj vere duke u transferuar nga Burnley që tashmë bën gara në Championship.
Arijanet Muric!!!#itfc
— Muricë (@Muric49) September 14, 2024
pic.twitter.com/TdlC5QvWye