Man City fiton me përmbysje ndaj Brentfordit

Man City fiton me përmbysje ndaj Brentfordit

Sport September 14, 2024 - 18:03

Manchester City ka arritur të fitojë ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së katërt në Premierligës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Etihad” përfundoi me rezultat 2-1.

Të dy golat për Cityn u shënuan nga Haalandi (19’, 32’), kurse për skuadrën mysafire realizoi Wissa (1’).

Me këtë fitore, Man City grumbullon 12 pikë si lider i tabelës, kurse Brentfordi mbetet i teti me gjashtë sosh. /Zëri