Ka munguar një kohë të gjatë, zbulohet data e rikthimit të De Jong në fushë
Është një kohë e mirë për të qenë tifoz i Barcelonës për momentin, jo vetëm për shkak se ata janë në krye të tabelës në La Liga, por rikthimi i Gavit nga lëndimi i gjurit pritet të ndodhë së shpejti.
Nuk mjafton më kaq dhe së fundmi është raportuar se edhe Frenkie De Jong pritet që shumë shpejtë t’i rikthehet fushës së gjelbër.
Reprezentuesi holandez ka qenë jashtë fushave që nga muaji prill për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.
Fillimisht ishte paraparë që ai të mungonte vetëm katër deri në pesë javë, por kjo më pas u kthye në katër deri në pesë muaj.
Sidoqoftë, kësaj periudhe të gjatë jashtë fushave po i vie fundi dhe ai së shpejti pritet të rikthehet në stërvitje me bashkëlojtarët e tij.
Sipas Mundo Deportivo, De Jong do të rikthehet në stërvitje me Barcelonën gjatë javës së ardhshme. Ai do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij pasi ka pasur disa stërvitje individuale të mira gjatë ditëve të fundit.
Më herët gjatë këtij muaji, De Jong kishte refuzuar që t’i nënshtrohej operimit në zonën ku ka pësuar lëndim kjo përkundër dëshirës së klubit pasi Barcelona dëshironte që ky operim të realizohej.
Deri në momentin kur të vjen dita e rikthimit të De Jong në fushë, drejtuesit e klubit dhe tifozët do të shpresojnë se gjithçka do të shkojë mirë për lojtarin.