Suhareka vazhdon serinë e fitoreve mposht Ferizajn

Suhareka vazhdon serinë e fitoreve mposht Ferizajn

Sport September 14, 2024 - 17:04

Suhareka ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 1-0 në udhëtim.

Mysafirët e nisën ndeshjen mirë duke realizuar gol në minutën e 29-të, përmes Liridon Fetahajt.

Ky ishte edhe goli i vetëm në këtë sfidë, pasi deri në fund nuk pati më shënime, përkundër rasteve nga dyja skuadrat.

Kjo ishte fitorja e tretë në këtë stinor për Suharekën në katër ndeshjet e para.

Suharekasit kanë 10 pikë dhe ndajnë lidershipin me rivalët e qytetit Ballkanit, mirëpo këta të fundit kanë një ndeshje më shumë.

Ndërkohë, Ferizaji është i shtati me katër pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura.

Në xhiron e radhës, Suhareka e pret në shtëpi Feronikelin ’74, kurse Ferizaji po ashtu do të luaj si vendas ndaj Llapit.