Mallorca e Vedat Muriqit humb ndeshjen në frymën e fundit
Mallorca është mposhtur nga Villareali me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.
Fitorja e “Nëndetësjes së Verdhë”, erdhi në çastet e fundit të takimit.
Mysafirët nisën ndeshjen më mirë duke shënuar në minutën e 37-të, përmes Logan Costas.
Ndërkohë, Mallorca barazoi në minutën e 57-të, pas një autogoli të Raul Albiol.
Vendasit mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi Lato u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rrezikshme.
Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej në barazim, në skenë u shfaq Ayoze Perez i cili në minutën e katërt shtesë, shënoi golin e fitores për Villarealin.
Futbollisti kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi luajti tërë ndeshjen dhe sipas Sofa Score u vlerësua me notën 6.8.
Pas pesë ndeshjes Villareali është i dyti me 11 pikë, kurse Mallorca është e 10-ta, me pesë sosh.