Guardiola heq dorë nga të gjitha rrjetet sociale
Sport
September 14, 2024 - 14:09
Duke folur për Sky Sports, Pep Guardiola ka shpjeguar vendimin e tij për të qëndruar larg mediave sociale në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar.
Trajneri i Manchester City deklaroi se ai nuk ka asnjë nga rrjetet sociale më në trend.
“Unë nuk kam WhatsApp. Nuk ka email, TikTok, Instagram. Nuk kam Twitter”, deklaroi Guardiola.
“Nuk më pëlqen. Preferoj të përdor SMS. Nëse më duhet të futem në rrjetet sociale, marr celularin e vajzës sime”, shtoi më tej spanjolli.
Është bërë modë që trajnerët e futbollit të kenë profile në rrjetet sociale, por Guardiola mendon qartë se do të bënin më shumë dëm sesa mirë.