Nedim Bajrami flet për herë të parë si lojtar i Rangers

Nedim Bajrami flet për herë të parë si lojtar i Rangers

Sport September 14, 2024 - 13:39

Nedim Bajrami vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Sassuolon në Serie B, për të nisur një të re në Skoci. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u transferua te gjiganti i Rangers, me këta të fundit që paguan 4 milionë euro.

Së fundmi, 25-vjeçari nga tetova ka thënë dhe fjalët e tij të para si lojtar i Rangers. Bajrami shprehet shumë i lumtur, teksa thotë se dëshiron të fitojë trofe me ekipin e tij të ri.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Rangers, një klub i madh dhe me shumë histori. Unë jam gati që të luaj pasi kam luajtur dy ndeshje me Shqipërinë, por varet nga trajneri nëse do të jem në fushë apo jo. Këtu kam presion, por më pëlqen kjo gjë.

Unë gjithmonë do të bëj më të mirën për ekipin, do të përpiqem që të shënoi sa më shumë apo të asistoj. Kam folur me lojtarë që kanë qenë në Skoci dhe më kanë thënë shumë gjëra të mira, sidomos për futbollin e këtij vendi.

Unë mund të luaj në krahun e majtë, por preferoj të luaj si numër “10”. Megjithatë, unë do të luaj aty ku do të më kërkohet. Mendoj se mund ta ndihmoj ekipin me përvojën ndërkombëtare që kam. Jam ende i ri, por kam shumë përvojë dhe dua ta shfrytëzoj. Dua të fitoj trofe, të bëj më të mirën për ekipin dhe tifozët”, tha Bajrami.