Sot fillon ProCredit Superliga
Në fundjavë (sot dhe nesër) fillon ProCredit Superliga, që pritet të jetë njëra nga më interesantet në vitet e fundit.
Pas spektaklit të Superkupës, tani është koha për aksion në elitën e basketbollit të Kosovës.
Klubet kanë bërë përforcimet dhe përgatitjet e nevojshme, për të arritur synimet që i kanë.
Sfida hapëse e kësaj xhiro dhe e kampionatit të ri është mes Vëllaznimit dhe Pejës.
Të dielën, Bora debuton në elitë, ku do të përballet me finalistin e edicionit të kaluar të kampionatit, Golden Eagle Yllin.
Java e parë do të mbyllet me ndeshjen mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.
Bashkimi - Trepça shtyhet për më vonë, për shkak të obligimeve të klubit mitrovicas në kualifikimet e Basketball Champions League./Zëri
Java 1 14/15.09.2024
E shtunë
17:15 Vëllaznimi - Peja
E diel
17:15 Bora - Golden Eagle Ylli
19:00 Proton Cable Prizreni - Sigal Prishtina
(Bashkimi - Trepça shtyhet për më vonë).