Ilir Krasniqi me letër lamtumirëse për Llapin
Ilir Krasniqi tashmë është larguar nga futbolli kosovar, për të kaluar në radhët e ekipit ukrainas Kolos Kovalivka.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, lojtari ka falënderuar Llapin për periudhën trevjeçare.
Krasniqi ka falënderuar gjithsecilin te klubi nga Podujeva, ndërsa më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë (pa ndërhyrje):
Dua të falënderoj nga zemra klubin e Llapit për këto 3 vite e gjysmë të jashtëzakonshme. Një falënderim i veçantë trajnerit Tahir Batatina për besimin që më ka dhënë në çdo moment, presidentit Beqir Batatina,Drejtorin Sportiv Mentor Zhdrella si dhe trajnerëve Blerim Bunjaku dhe Burim Shala.
Bashkëlojtarëve për mbështetjen dhe miqësinë e tyre, dhe tifozëve të mrekullueshëm *LEGJENDAT* që gjithmonë më kanë bërë të ndihem i veçantë në çdo moment. Këto vite kanë qenë të mbushura me kujtime të paharrueshme dhe do të mbetem gjithmonë mirënjohës për këtë familje të madhe. Po largohem nga Llapi për të hapur një kapitull të ri në jetën time, por po marr me vete një bagazh të pasur përvojash dhe kujtime të bukura nga ky klub.
Faleminderit KF Llapi! /telegrafi