Fabio Capello zgjedh fituesin e tij për Topin e Artë

Fabio Capello zgjedh fituesin e tij për Topin e Artë

Sport September 12, 2024 - 17:26

Ish-trajneri italian Fabio Capello mendon se Rodri duhet të fitojë Topin e Artë për atë çfarë po bënë te Manchester City dhe Spanja.

Ish- trajneri i Milanit dhe Anglisë, Capello beson se mesfushori i Citizens duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

“Do ta shpërbleja Rodri për paraqitjet e tij në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Euro. Ai ishte më i miri këtë sezon”, deklaroi Capello për Il Corriere della Sera.

Ai nuk përfshin lojtarë italianë, por yjet e Interit, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu janë të përfshirë, ashtu si edhe asi i Atalantës, Ademola Lookman. /telegrafi