Për të dytin vit me radhë, Trepça fiton Superkupën e Kosovës

Për të dytin vit me radhë, Trepça fiton Superkupën e Kosovës

Sport September 11, 2024 - 22:12

Trepça ka arritur të shënoj fitore në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi mposht Sigal Prishtinën me rezultat

Kryeqytetasit e nisin më mirë takimin duke fituar çerekun e parë me rezultat 15-14, mirëpo ‘xehetarët u rikthyen menjëherë dhe në pjesën e parë, shkuan në epërsi 40-34.

Teksa edhe në dy çerekët tjerë mitrovicasit arritën të mbajnë epërsinë për të triumfuar fund me rezultat

Më i dalluari tek Trepça ishte Sammy Hunter me 18 pikë, gjashtë kërcime e një asistim.

Lojë të mirë bënë edhe Cambridge që shënoi 15 pikë e Johnson 14 sosh.

Tek bardhekaltrit më i dalluari ishte Moore me 20 pikë, kontribut dha edhe Nzeakor që shtoi edhe 13 sosh.

Për, Trepçën ky ishte titulli i dytë me radhë i Superkupës dhe i treti në përgjithësi.