Zyrtare: Ilir Daja prezantohet te Dinamo
Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos, me trajnerin kryeqytetas që rikthehet dhe njëherë në stolin e “Nëndetëses”.
Tekniku 57-vjeçar, pasi e mbylli Ballkanin në Kosovë, aty ku fitoi tre tituj kampion dhe arriti të luante dy herë në grupet e Ligës së Konferencës, është rikthyer dhe njëherë në elitën e futbollit shqiptar.
Daja ka qenë pjesë e Dinamos dhe më parë, i cili u shpall kampion në sezonin 2008-2009. Më pas ai ka drejtuar Besën, Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Partizanin, ku u shpall dhe njëherë kampion me korçarët, teksa ngriti dhe një Kupë të Republikës me ta.
Kështu Daja do të ulet dhe njëherë në stolin e Dinamos, teksa takimi i radhës do të jetë ai i së enjtes së 12 shtatorit, pikërisht kundër skuadrës së fundit që drejtoi në Superiore, Partizani.
Objektivi i klubit është “Final 4”, i cili beson se me teknikun kryeqytetas në krye do ta arrijnë.