Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve
Kanë përfunduar ndeshjet e Kombëtareve, ku janë zhvilluar dy xhiro në Ligën e Kombeve.
Gola spektakolar janë shënuar në këto dy duele, derisa ylli shqiptar Enis Bardhi është në garë për më të mirin.
Mesfushori shqiptar që aktivizohet me Maqedoninë e Veriut ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në fitoren 2-0 ndaj Armenisë.
Bardhi shënoi nga gjuajtja e lirë dhe goli i tij po konsiderohet si më i miri deri më tani.
Gjithsesi në garë janë edhe Youssouf Poulsen me golin me revoshatë ndaj Serbisë, Benjamin Sesko me një gol fantastik që realizoi ndaj Kazakistanit.
Në garë është edhe mesfushori i Gjeorgjisë, Giorgi Kochorashvili, që shënoi në mënyrë mjeshtërore në “Air Albania” përballë Shqipërisë.
Four outstanding goals from Matchday 2 ë
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 10, 2024
Which is the Goal of the Round? ë#UNLGOTR | @AlipayPlus | #NationsLeague pic.twitter.com/ORxks43jVA