Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë
Përzgjedhësi Sylvinho i dha meritat trajnerit të ekipit kundërshtar për lojën që zhvilluan ndaj Shqipërisë.
Shqipëria pësoi humbje minimale me rezultat 1-0 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve.
Shqipëria përfundon kështu dy ndeshjet e shtatorit me një fitore atë ndaj Ukrainës dhe humbjen ndaj gjeorgjianëve.
“Një ndeshje ndryshe në aspektin taktik. I jap komplimente trajnerit dhe ekipit kundërshtar. Mendoj që barazimi do të ishte rezultat i duhur”.
“Sa herë që kishim topin kemi depërtuar brenda linjave. Por dallimi u bë pasi shënuan golin. Mendoj se kemi luajtur në mënyrë të ngjashme”.
“Kemi humbur me një gol. I komplimentoj lojtarët, që kanë bërë ndeshje të mirë. Lojtarët kanë bërë më të mirën, por kështu shkoi ndeshja. Rezultat më i mirë do të ishte barazimi”, ka thënë Sylvinho.