Kosova U-21 triumfon minimalisht ndaj Izraelit
Sport
September 10, 2024 - 21:47
Kosova U21 ka arritur të shënojë fitore në kualifikimet e kampionatit europian të vitit 2025.
Kombëtarja dardane e ka mposhtur Izraelin minimalisht, në ndeshjen që u luajt në Hungari, në terren neutral.
Djelmoshat e Afrim Tovërlanit triumfuan 1-0, me golin e shënuar nga Milot Avdyli në pjesën e parë.
Avdyli shënoi në minutën e 11-të me një goditje mjaftë të mira jashtë zone.
Pjesa e dytë ishte me e qetë dhe më nuk pati ndonjë rast më serioz për ndryshim rezultati.
Kështu, Kosova gjendet në vendin e katërt me 12 pikë të tubuara në 8 ndeshje.
Vendi i parë i përket Gjermanisë U21 me 22 pikë, derisa Polonia në vendin e dytë ka 18 pikë. Para Kosovës është edhe Bullgari me 12 pikë.