Kosova U-21 publikon formacionin zyrtar për takimin ndaj Izraelit
Sport
September 10, 2024 - 18:10
Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot (e martë) ndaj Izraelit me fillim nga ora 19:00 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
Të besuarit e Afrim Tovërlanit nuk do të përballen për herë të parë me këtë kundërshtar, pasi izraelitët kohë më parë i kishin mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 3-1.
Për fitoren e Kosovës në atë takim ishin përkujdesur Bleron Krasniqi me dy gola dhe Veton Tusha me një tjetër.
‘Dardanët’ momentalisht renditen në pozitën e katërt në grupin D me nëntë pikë të grumbulluara, aty ku përveç Izraelit bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Bullgaria dhe Estonia.
Formacioni zyrtar i Kosovës:
Abdullahu, Ibrahimi, Gërxhaliu, Hoti, Brruti, Tahiri, Avdyli, Tusha, Kryeziu, Bunjaku, Haxha.