Shqipëria sonte kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë, për të marrë kryesimin e Grupit

Shqipëria sonte kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë, për të marrë kryesimin e Grupit

Sport September 10, 2024 - 08:28

Është dita e fundit e ndeshjeve ndërkombëtare dhe nga dita e nesërme të gjithë futbollistët do të jenë në klubet e tyre për t’u përgatitur për fundjavë.

Kombëtarja e Shqipërisë sot do të zbresë në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, ku përballë ka Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e kanë nisur për mrekulli aventurën, duke triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim tek Ukraina.

Po mirë e ka nisur edhe Gjoergjia, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Republikën Çeke me rezultat të thellë 4-1.

Dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë zhvillohet në "Air Albania" në Tiranë me fillim nga ora 20:45.

Fitorja do të thotë shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, pasi do të ishin kryesues të Grupit 1 me gjashtë pikë.