Ramiz Shala: Agim Ademi u tha tre lojtarëve “jua shkatërroj karrierën, jua prishi fytyrën, këmbët bre jua thej”
Ramiz Shala ka dhënë disa informata tjera për suspendimin e Edon Zhegrovës, Aro Muriqit e Florent Muslijës, ku pretendon se kryetari Agim Ademi i ka kërcënuar rëndë lojtarët.
Në emisionin “Dueli Sportiv”, Shala thotë se Agim Ademi i ka thirr të tre lojtarët në mënyrë private, duke i kërcënuar se “ua shkatërron karrierën, ua prish fytyrën e këmbët ua then”.
“Para vendimit, Agimi i ka thirr të tre djemtë dhe po citoj me fjalë ‘kam me ua shkatërru karrierën, ja u prishi fytyrën, këmbët bre ua thej”.
“Nuk ka marrë vendim Foda, përveç Agim Ademit. Nuk duhet ta mashtrojmë opinionin, sepse ata djem janë lojtarë të Kosovës. Na i njohim, edhe nëse kanë gabuar që nuk e besoj, edhe nëse dalin prej Agim Ademit e teposhtë edhe në kanagjegje janë shku”.
“Unë i kam faktet e mia, nuk flas qysh ka qejf dikush. A i ke dëgjuar tu thanë për rregullore, cilën rregullore? Kush e ka hartuar? Cili nën thotë se duhet të përjashtohet kur të del dikush?”.
“Kemi të bëjmë me një njeri që ka probleme psikike. Nëse ti pa kane i çmendur, nuk i thu lojtarit kryesor, largohu se ta prishi fytyrën, karrierën dhe t’i thej këmbët”.
“Nuk kam dëgju që një kryetar federate me e përjashtu një sportist, përpos në Serbi, nuk kam dëgjuar asnjë tjetër. Federata ka Komision Disiplinor, i cili është përgjegjës për secilin anëtar të Federatës”, thotë ai ndër të tjera.