Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë
Sport
September 09, 2024 - 21:07
Kosova ka triumfuar 4-0 në udhëtim te Qipro, duke marrë kështu fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Golat për Dardanët i shënuan Vedat Muriqi me dy, Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.
Kosova ishte padyshim ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.27, ndërsa Qipro u vlerësua me 6.53.
Donat Rrudhani ishte fantastik në këtë ndeshje duke fituar një penallti dhe duke asistuar në dy gola, për të marrë notën më të lartë – 9.1
Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje doli të ishte Nicholas Ioannou, që mori vlerësimin 6.1.
Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja kombëtareve: