Buzhala: Faruk Statovci, fytyra e vërtetë e kësaj Federate, në këtë nivel kemi ardhë

Buzhala: Faruk Statovci, fytyra e vërtetë e kësaj Federate, në këtë nivel kemi ardhë

Sport September 09, 2024 - 16:53

Qe, ky është niveli që të bjen me u marrë, kur merresh me Agim Ademin.

A ka konfirmim ma të mirë, të asaj që e kam thënë në video, se zoti Faruk Statovci. Ky është ‘garda pretoriane’ e Federatës së Futbollit të Kosovës. Në këtë nivel kemi ardhë. 

Faruku, është në kufirin e epërm që kish mujtë me u konsideru një person të cilit i mungon aftësia me komuniku me gojë. Pra, e këqyri kohë pas kohe, në emission aty në Favorit. 

Komplet bagazhi i tij, komplet oratoria e tij, është e përbërë prej nja’ 100-150 fjalësh. Pastaj, toni i zërit të tij është në atë, që mund të konsiderohet kërcënim ose kacafytje sepse nuk ka kondicion mental ta vazhdojë polemikën në mënyrë normale.

Për të, gjëja më e rëndësishme është: a i ke mëshu topit ndonjëherë. Nuk e di unë kur i ka mëshu ky ndonjëherë topit.

Domethënë, kjo është e arritura më e madhe. Ama kjo nuk folë për Farukun. Ky mirë boll, është në paqe me veten. Kjo flet shumë për Agimin. Se kur i thash dje ‘bandit’ në atë videon, e mendova krejt rrethin e tij, pra strukturën. 

Pra, nëse i keni pa mbrëmë emisionet, e keni pasë këtë pjesën që ai e kontrollon financiarisht, edhe mandej e ke pasë Taulantin (Dajakun) qaty në T7, tek-tuk ndonjë djalë të artikuluar, të mençur dhe pjesa tjetër e kapur e Agimit.

Ama, asgjë nuk e ilustron më shumë e më mirë Agimin sesa mbështetësit e tij. Veç këqyrja mbështetësit, edh ee sheh se kush është Agim Ademi.

Faruku është rasti më ilustrativ, rasti më shkollor se në çfarë duarsh e kemi lënë Federatën.

Nuk po e zgjas sot më shumë, kemi me luajtë sonte me Qipron. Le të shpresojmë me një rezultat të favorshëm. Dhe mandej, të merremi –pas ndeshjes - në mënyrë më serioze, me këtë klikë që e ka rrëmby padrejtësisht, pa asnjë meritë Federatën e Futbollit të Kosovës.

Nuk kam bë ndonjë gjë të madhe me futbollin. Prapa vetes, këtu e mbaj një fotografi, me Fadilin (Vokrrin) atëkohë jemi mundu me ia dhënë krahun ngapak, me i ndihmu futbollit.