Skandaloze: Asnjë fjalë në konferencën e FFK-së për suspendimin e tre yjeve
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media të dielën, për të folur mbi zhvillimet e fundit.
Në këtë konferencë nuk u tha asnjë fjalë për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit e Florent Muslijës nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen me Qipron.
Fonda nuk e ka thënë asnjë fjalë për këto zhvillime, ndërsa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se presin fitore.
“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Na jep mundësi dhe shpresë për kualifikim. Duhet të hyjmë për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”, ka thënë Rrahmani.
Zhegrova e Muriqi kanë reaguar dhe i kanë quajtur të pavërteta raportimet.
Përjashtimi i tyre ka nxitur reagime të mëdha nga sportistë e përkrahës të Kombëtares. Për këtë gjë është kritikuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). /nacionale