Kosova ndaj Qipros, për fitoren e parë në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pas një starti katastrofal, ku u mposht nga Rumania me rezultat 0-3.
Dardanët do të luajnë në stadiumin AEK Arena në Laranca përballë Qipros, në një ndeshje që vetëm fitorja vlen.
Ky duel mes Qipros dhe Kosovës zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për mediat para ndeshjes që Dardanët do ta luajnë nesër (e hënë) ndaj Qipros.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, me synimin që ta lë anash humbjen e dhimbshme me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në Prishtinë.
Në lidhje me këtë ndeshje, Foda ka thënë se ai dhe stafi tij e kanë analizuar mirë kundërshtarin, duke i cilësuar ata si një ekip me lojtarë të fortë.
Kombëtarja e Kosovës nesër (e hënë) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Dardanët për kundërshtar do ta kenë Qipron, aty ku do të synohet fitorja pas humbjes që pësuan në Prishtinë ndaj Rumanisë me rezultat 3-0.
I pranishëm në konferencë për shtyp së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, ishte edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, i cili u deklarua shkurtimisht për këtë përballje.
Ai e cilësoi takimin ndaj Qipros si shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe se vetëm fitorja është opsion.
Ka pësuar ndryshime lista e Kombëtares së Kosovës, pasi tre futbollistë janë larguar.
Ka qenë Federata e Futbollit e Kosovës që ka njoftuar se për arsye disiplinore janë larguar tre futbollistë nga grumbullimi.
Bëhet fjalë për portierin Aro Muriq, si dhe Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën. /telegrafi