Përcaktohet shorti për gjysmëfinalet e Supërkupës së Kosovës

Përcaktohet shorti për gjysmëfinalet e Supërkupës së Kosovës

Sport September 08, 2024 - 23:04

Pas përfundimit të dy gjysmëfinaleve të ditës së sotme, tani më janë bërë të ditur katër skuadrat që do të jenë pjesë e top katërshes së madhe në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Trepça, Sigal Prishtina, Peja dhe Golden Eagle Ylli janë katërshja gjysmëfinaliste e këtij eventi.

Mejëherë pas ndeshjes së fundit është tërhequr edhe shorti për ndeshje gjysmëfinale, teksa tani janë bërë të ditura çiftet.

Sigal Prishtina-Peja është dueli i parë gjysmëfinal i cili do të luhet nesër me fillim nga ora 17:00.

Kurse sfida tjetër luhet mes Trepçës dhe Yllit nga ora 20:00.

Finalja e madhe do të luhet të mërkurën.