Kosova mbanë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Qipro
Kombëtarja e Kosovës e ka kryer sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali.
Ndeshja Qipro-Kosovë, zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në Larnaca dhe i takon xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Futbollistët dardanë kanë punuar intensivisht në përgatitjet e fundit, me qëllim që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe me moral të lartë përballë ekipit të Qipros.
Ndërkohë, sulmuesi Vedat Muriqi, ka zhvilluar stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, për shkak të një shqetësimi nga ndeshja e kaluar kundër Rumanisë.
Ndeshja me Qipron është një përballje e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në shtëpi nga Rumania.