“Dominuam Ukrainën, mund të shënonim tre apo katër gola”, Ismajli deklarohet pas fitores
Mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli, pas paraqitjes fantastike ndaj Ukrainës e cila iu shpërblye edhe me gol dha një prononcim për mediat.
Ai tha se Shqipëria e ka dominuar Ukrainën gjatë kësaj ndeshje dhe se lehtësisht kanë pasur mundësinë që të shënon edhe disa gola të tjerë.
“Kemi besuar që kemi mundësi të fitonim. Është grupi i njëjti nga Evropiani. Kemi dominuar Ukrainën. Kishim mundësi të bënim 3-4 gola. E meritonim plotësisht. Në 15 minutat e fundit është normale të tërhiqej skuadra, se duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm të merrnim 3 pikë”, ka thënë fillimisht Ismajli.
Tutje ia tha se ka pranuar me sportivitet faktin që nuk mori ftesë nga Sylvinho në Euro 2024 ndërsa shtoi se do ta jap gjithmonë maksimumin për ngjyrat kuqezi.
“Unë jam profesionist, është e vërtetë që nuk kam pasur minuta në Evropian, e pranova zgjedhjen e trajnerit me sportivitet. Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin si në ekip edhe në Kombëtare, do ta bëj deri në fund këtë gjë”
“Mentalisht kam qenë jo mirë, e rëndësishme është që pushuam, u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë”.
“Isha pranë golit të dytë, më të rëndësishme ishin ato që prita në mbrojtje. Kur shënuam për 2-1 Ukraina na sulmoi shumë dhe bëra shumë ndërhyrje”, u shpreh Ismajli.