“Mendova se do të trajtohesha ndryshe”, Vitor Roque flet për Barçën pas huazimit tek Betisi
Sulmuesi brazilian, Vitor Roque, iu bashkua Real Betisit në formë huazimi në gusht, duke u larguar nga Barcelona në formë huazimi shtatë muaj pasi e transferuan për 30 milionë euro.
19-vjeçari në një intervistë ka pranuar se ka mbetur i habitur ndaj trajtimi që i kishin bërë atij njësoj si pjesa tjetër e publikut.
Blaugranasit e kompletuan transferimin e tij në janar, por Roque arriti që të luajë në vetëm dy ndeshje nga minuta e parë në gjashtë muajt e tij të parë në Kataloni.
Ai e përfundoi sezonin me dy gola të shënuar në 16 ndeshje, por Xavi Hernandez dhe Hansi Flick vendosën që të dy se nuk e meriton një vend në skuadër këtë sezon.
“Ishte paksa e vështirë për mua. I kisha disa mundësi, por jo në mënyrën që kam menduar. Koka ime ishte e qartë”.
“Tani jam i fokusuar tek Betisi dhe e falënderoj Zotin për mundësinë për ta veshur sërish fanellën e kombëtares”, ka thënë Roque para mediave.
“Unë mendoja se do të ishte më ndryshe, në aspektin e trajtimit dhe të lojës dhe në bisedat që kishim, por ka marrë fund”, përfundoi ai.