Yakini flet për mungesën e Xhakës ndaj Spanjës

Yakini flet për mungesën e Xhakës ndaj Spanjës

Sport September 07, 2024 - 18:40

Zvicra luan ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve nesër ndaj kampionit të Evropës, Spanjës.

Murat Yakin do të ketë një mungesë të madhe nesër në ndeshje ndaj fituesit të Euro 2024.

Kapiteni i Zvicrës nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme pasi u ndëshkua me karton të kuq, në sfidën e kaluar kundër Danimarkës.

Në konferencë për media, trajneri Yakin theksoi se mungesa e yllit shqiptar ndaj Spanjës do të jetë e madhe.

“Xhaka do të jetë me ne, pasi menjëherë bëri me dije se dëshiron të jetë në skuadër, por edhe në dhomat e zhveshjes për ndeshjen ndaj Spanjës. Kjo tregon madhështinë e tij”, tha Murat Yakin.

Kujtojmë se Zvicrës do t’i mungojë edhe Nico Elvedi i cili po ashtu u ndëshkua me karton të kuq ndeshjen e fundit.