Chelsea dëshiron të nënshkruajë me Kiwiorin e Arsenalit
Arsenali ka bindur me sukses ndërkombëtarin polak Jakob Kiwior që të qëndrojë në klub deri në janar, pavarësisht interesimit nga disa klube evropiane, sipas “TBR Football”.
Topçinjtë e kanë siguruar mbrojtësin 23-vjeçar se nëse dëshiron të largohet në afatin kalimtar të dimrit, do ta lejojnë të eksplorojë mundësi të tjera.
Kiwiori kishte konsideruar një rikthim në Serie A këtë verë, me gjigantë të shumtë italianë, duke përfshirë AC Milan, Inter Milan, Juventus, Roma dhe Bologna, të cilët shprehnin interes për blerjen e shërbimeve të tij.
Përveç skuadrave italiane, Chelsea thuhet se është i prirur për të siguruar Kiwiorin, duke shtuar konkurrencën për nënshkrimin e tij. Rivalët e Premierligës, Aston Villa dhe Brightoni gjithashtu kanë monitoruar situatën e lojtarit. /Zëri