Pas fitores ndaj Kosovës, trajneri i Rumanisë: Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës
Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur për fitoren 3-0 që e arritën si mysafir i Kosovës.
Pas 38 vitesh, Lucescu u rikthye në kombëtaren rumune dhe fitoi në debutimin e tij, në turin e parë të Ligës së Kombeve. Ai shpjegoi se çfarë u përpoq të ndryshonte formacionin, por që lavdëroi Man, Draguë dhe Mihaila.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Shpresonim që të merrnim kontrollin e lojës, të mos dominoheshim nga kundërshtarët tanë. Kam punuar shumë për të kontrolluar lojën, për të ndërtuar aksione. Ne ia dolëm t’ia vështirësojmë punët skuadrës vendase, e cila ka lojtarë shumë të mirë“, deklaroi selektori rumun.
“Kam të bëj me disa lojtarë profesionistë, inteligjentë, të cilët ishin të vëmendshëm dhe të fokusuar në atë që u thashë. I kam detyruar edhe të praktikojnë, krahasuar me atë që ishin mësuar. Ata ishin mësuar të pushonin, por ne e ngritëm pak tempon, për t’u përballur me kundërshtarët. Kjo fitore i takon edhe Kontras, Radoit dhe Edit, të cilët kontribuan në krijimin e këtij grupi”.
Është një fitore e rëndësishme, një fitore që mund të sjellë një tjetër fitore. Duhet të konfirmojmë lojën. Ne dinim t’i sfidonim, dinim t’i përdornim topat e gjatë kur duhej. Është më e lehtë të luash topa të gjatë kur ke 3 lojtarë me shpejtësi në sulm”.
“Dhe ata që kanë hyrë në fund duhet të ngrihen në nivelin e titullarëve, të paktën do ta kem të vështirë të zgjedh titullarët. Ishte vetëm një ndeshje, na duhet shumë vëmendje, surprizat në futboll mund të vijnë nga çdo ekip”, shtoi Mircea Lucescu, në Digi Sport.