Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Sport September 06, 2024 - 16:53

Një grup ushtarësh rumunë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë vizituan futbollistët e kombëtares së Rumanisë në hotelin e tyre në Prishtinë të enjten mbrëma.

Kosova dhe Rumania do të përballen sonte në një ndeshje të rëndësishme.

Sipas “gsp.ro”, takimi mes lojtarëve dhe ushtarëve zgjati rreth gjysmë ore. Lojtarët e Rumanisë dhanë shumë autografe dhe bënë disa fotografi.

Image

Edhe selektori 79-vjeçar, Mircea Lucescu, ishte në takim, por u largua më herët.

“Ishte një takim emocional dhe ne falënderojmë djemtë dhe selektorin që gjetën kohë për këtë takim. Kemi shkëmbyer fjalë, ishin shumë të qasshëm për autografe e fotografi”, ka deklaruar Viorel Constancin, jëri prej ushtarakëve të Rumanisë.

Image

“Mora disa nënshkrime në top për djalin tim, që është lojtar te Daco-Getica. Ia dërgova fotografitë dhe mendoj se nuk do të flejë sonte nga gëzimi”.

“Do t’i përkrahim nga baza jonë dhe do të jemi aq të zhurmshëm sa do të dëgjohet deri në stadium,” shtoi më tej Viorel Constancin. 

Image