Portugalia triumfon përballë Kroacisë në startin e Ligës së Kombeve
Sport
September 05, 2024 - 22:45
Portugalia ka triumfuar 2-1 në startin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Kroacinë.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Diogo Dalot kaloi portugezët në epërsi me asistimin e Bruno Fernandes.
Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo realizoi golin e 900-të në karrierë, dhe të dytin për Portugalinë në ndeshje.
Mirëpo, Dalot ishte i pafat, pasi në minutën e 41-të realizoi auto-gol, duke çuar rezultatin në 2-1.
Pjesa e dytë solli raste të mira shënimi për të dyja kombëtaret, por asnjëra nuk arriti më të shënojë.
Portugalia është ne grup po ashtu me Poloninë dhe Skocinë, ndërsa ndeshjen e dytë e luajnë pikërisht me këta të fundit.
Standings provided by Sofascore