Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në “Fadil Vokrri”
Sport
September 05, 2024 - 20:39
Kosova është nikoqir i Rumanisë për përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 2.
Ndeshja që luhet të premten (6 shtator) do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka thënë se shpreson që të ketë atmosferë loje dhe pa incidente.
“Ekipi ka fituar shumë eksperiencë në Kampionatin Evropian, është i motivuar dhe me dëshirën për të bërë çdo përpjekje për t’u kualifikuar në Kupën e Botës”, ka thënë ai në konferencë për media.
“Shpresoj të ketë atmosferë sportive. Ndeshja do të luhet në fushë”.
“Uroj të mos ketë incidente dhe të ketë ‘fair-play’. Nuk jam i shqetësuar”, ka shtuar më tej Lucescu. /Telegrafi